‘U sëmura duke parë lajmet’/ Postimi i Mancinit krijon polemika

‘U sëmura duke parë lajmet’/ Postimi i Mancinit krijon polemika

09:51, 23/10/2020

Një postimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, në “Instagram”, në lidhje me Koronavirusin, që po bën kërdinë në të gjithë botën, prodhoi polemika të mëdha.

Trajneri i kombëtares “azzure” ndau me ndjekësit e tij një karikaturë, ku një infermiere pyet pacientin në spital: “Ke ndonjë ide si u sëmure?”.

“Duke parë lajmet”, ishte përgjigja e pacientit.

Image

Nuk është hera e parë që Mancini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza.

Por gjithsesi, ka mbërritur edhe ndjesa e teknikut të Italisë, që ka saktësuar: “Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç’dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj të sëmurëve e viktimave nga COVID-19. Nëse është kuptuar kështu, kërkoj ndjesë”, u shpreh Mancini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco