Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuza e ish-presidentit katalanas për arbitrin e Getafe-Barcelona: U mërzit që humbi Reali

Akuza e ish-presidentit katalanas për arbitrin e Getafe-Barcelona: U mërzit që humbi Reali

15:15, 19/10/2020

Johan Laporta ka akuzuar arbitrin e ndeshjes Getafe-Barcelona duke thënë se ishte i mërzitur prej humbjes së Realit dhe për këtë fakt nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Sa shumë goditje mori Leo Mesi dhe ai nuk e tregoi kartonin e kuq. Madje, nuk e ndëshkoi as me të verdhë. Me shumë mundësi do të jetë mërzitur që humbi Reali i Madridit. Sa shumë punë kemi përpara”, shkroi Laporta.

Ish-presidenti katalanas nuk ka paraqitur ende zyrtarisht idenë e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.

Megjithatë, zërat thonë se ai do të jetë një nga kandidatët që do të sfidojë Bartomeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco