Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Futbollisti më i vjetër në botë futet në librin e rekordeve Gines, luan në moshën 74-vjeçare

Futbollisti më i vjetër në botë futet në librin e rekordeve Gines, luan në moshën 74-vjeçare

11:26, 19/10/2020

Egjiptiani Ezeldin Bahader është futur në librin e rekordeve Gines, si lojtari më i vjetër në histori të futbollit, që aktivizohet në një ndeshje.

Në moshën 74-vjeçare, Bahader bëhet futbollisti më i vjetër që aktivizohet, teksa ka luajtur në ndeshjes e 6 tetorit përballë El Ajat Sports, në ligën e tretë egjiptiane.

74-vjeçari kishte marrë të drejtën për të luajtur që në janar të këtij viti dhe po përgatitej për të zhvilluar një ndeshje në mars, por me shpërthimin e pandemisë, gjithçka u bë e pamundur dhe tashmë ai luajti në tetor.

Pas përfundimit të sfidës, ku skuadra e Bahader u mposht me rezultatin 3-2, emri i lojtarit 74-vjeçar u fut në librin e rekordeve Gines, teksa mori edhe një çmim për këtë arritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco