Ndarja nga jeta e ish-trajnerit, reagon president Meta: Humbje pikëlluese për atletët shqiptar!

Ndarja nga jeta e ish-trajnerit, reagon president Meta: Humbje pikëlluese për atletët shqiptar!

14:15, 18/10/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-trajnerit të atletikës, Vildan Tufi që u nda nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë.

Kolos të sportit shqiptar, e quan Meta, Tufin, i cili la gjurmë të mëdha si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj.

Image

Reagimi i plotë:

Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.

Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.

Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.

Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!

I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!

U prehtë në paqe!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco