Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Man United e nis me humbje sezonin në Premier League, fiton Crystal Palace

Man United e nis me humbje sezonin në Premier League, fiton Crystal Palace

20:34, 19/09/2020

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Premier League.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 3-1 në shtëpi përballë Crystal Palace duke bërë që tifozët të presin akoma për pikët e para të këtij sezoni.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 7’, kur Townsend shënoi për 0-1. Shifrat u dyfishuan për skuadrën mike pasi VAR ndërhyri duke akorduar penallti në favor të Crystal Palaces.

Në minutën e 74’ ishte Wilfried Zaha i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin në rrjetë.

Pas këtij goli, Manchester United arritën që të reagojnë, por jo mjaftueshëm sa për të siguruar pikë. Ishte Donny van de Beek ai që shënoi në minutën e 80’ për 1:2, por goli në fund nuk pati shumë vlerë, përveç se për të zbukuruar debutimin e holandezit me fanellën e ‘Djajve të kuq’.

Për rezultatin final mendoi, Wilfried Zaha, i cili në minutën e 85′ shënoi për 1-3, me golin e tij të dytë personal për këtë mbrëmje.

Crystal Palace tashmë numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve në Premier League, kurse Manchester United pas ndeshjes së parë mbetet pa pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco