Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do luhen me tifozë

Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do luhen me tifozë

19:23, 18/09/2020

Tifozët në Serie A do të kenë mundësi të kthehet në tribuna që javën e parë.

Futbolli italian po përpiqet të kthehet dalë nga dalë në normalitet.

Dhe një gjë e tillë do të nisë nga Rajoni i Emilia-s, ku është dhënë “ok” për të lejuar tifozët përsëri në stadiume.

Kështu, Parma – Napoli dhe Sassuolo – Cagliari (të planifikuara për t’u luajtur këtë të dielë, ora 12:30 dhe 18:00) do të kenë tifozë në tribuna, por në një numër të caktuar.

Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini, ka nënshkruar vendimin, i cili do të lejojë 1000 spektatorë të hyjnë në 'Tardini' dhe 'Mapei Stadium' në Rajonin e Emilia-s.

Lajmi i mirë ky për futbollin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco