‘Shqipëria, zonë me rrezikshmëri të lartë’/ Deklarata e drejtorit të Wolfsburgut para sfidës me Kukësin

‘Shqipëria, zonë me rrezikshmëri të lartë’/ Deklarata e drejtorit të Wolfsburgut para sfidës me Kukësin

19:39, 16/09/2020

Kukësi do luajë kundër Wolfsburgut për Europa Ligë dhe ndeshja është vendosur të luhet në Shqipëri.

Por për këtë fakt te skuadra e Bundesligës nuk janë shumë të kënaqur.

Drejtori sportiv i Wolsfsburgut, Jorg Shmage, ka akuzuar haptazi UEFA-n se po rrezikon ekipin me vendimin që ndeshja të luhet në Shqipëri, që është një zonë e kuqë përsa i përket virusit.

“Normalisht, nuk duhet të dërgosh me ndërgjegje të plotë dikë në një zonë të rrezikshmërisë së lartë. Por kjo është ajo që po ndodh me ndeshjen e Ligës së Europës në Shqipëri. Ajo është një zonë e rrezikshmërisë së lartë. Dhe ne duhet që të shkojmë atje të përballemi me detyrimet që kemi”, tha ai në një intervistë në mediat gjermane.

Ndërkohë, trajneri Oliver Glasner e sheh situatën pak me më shumë optimizëm.

“Sigurisht, nuk mund të injorosh plotësisht rrezikun nga pikëpamja shëndetësore. Por gjysma e Europës është zonë e rrezikshme dhe është pjesë e lojës që duhet të udhëtosh në një rajon të tillë në një turne si Liga e Europës”, deklaroi trajneri i Wolfsburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco