Crodeiro rikthehet te Partizani, mesfushori ndahet mes lotësh me të birin: Po e bëj për të ardhmen tënde

Crodeiro rikthehet te Partizani, mesfushori ndahet mes lotësh me të birin: Po e bëj për të ardhmen tënde

18:57, 15/08/2020

Willian Crodeiro-s i duhet të rikthehet sërish te Partizani, për të përmbushur kontratën që ka me klubin e kuq.

Pak ditë më parë mesfushori brazilian ishte larguar drejt vendlindjes së tij duke besuar se kryeqytetasit nuk do t’i krijonin probleme meqë mendonte të mos udhëtonte më drejt Europës.

Por Partizani i ka bërë të ditur se do të përgjigjej para FIFA-s për shkelje të njëanshme të marrëveshjes, me futbollistin që bëri prapakthehu dhe prenotoi biletën e avionit për në vendin tonë. Lojtari ishte vetëm pak ditë në Brazil, ku ka familjen e tij dhe gjatë kësaj periudhe ka hedhur në rrjetet sociale vazhdimisht foto i shoqëruar nga i biri larg të cilit ka qëndruar prej më shumë se një viti.

Për brazilianin, pikërisht ndarja me të ka qenë shumë e vështirë dhe ai ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për të birin, duke i premtuar se së shpejti do të ishte përsëri pranë tij.

“Ishin 12 ditë, me ty gjithmonë më të mirat. Dolëm, qeshëm, luajtëm dhe iu gëzuam njëri-tjetrit, duke vrarë mallin e madh. Tani po kthehem bir, me dhimbjen që po të lë, por duke e ditur se iki për të siguruar të ardhmen tënde. Babai pak nga pak po kthehet, të dua pafundësisht”, ishte mesazhi emocionues i futbollistit të Partizanit para udhëtimit drejt Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco