Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

S’ka surpriza, Barcelona dhe Bayern Munich kualifikohen në çerekfinalet e Champions League

S’ka surpriza, Barcelona dhe Bayern Munich kualifikohen në çerekfinalet e Champions League

23:01, 08/08/2020

U luajtën mbrëmjen e sotme dy takimet e kthimit të vlefshme për 1/8-at e finaleve të Champions League mes Barcelona-Napoli dhe Bayern Munich-Chelsea, shkruan Syri.net.

Barcelona dhe Bayern Munich siguruan biletat për në çerekfinale.

Ndeshja e parë në “Sao Paolo” midis Barcelonës dhe Napolit ishte mbyllur në barazim 1-1 dhe këta të fundit shpresonin që të kualifikoheshin në raundin tjetër.

Mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi blaugranët nuk kanë lejuar surpriza. Katalanasit janë treguar të pamëshirshëm, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj napoletanëve.

Image

Bayern Munich kishte fituar takimin e parë në “Stamford Bridge” dhe në shtëpi nuk gabon, duke fituar sërish me rezultatin e thellë 4-1.

Lewandowski (2), Perisic dhe Toliso shënuan për bavarezët, ndërsa golin e vetëm për “blutë e londrës” e shënoi Abraham.

Image

Në çerekfinale dy ekipet e kualifikuara sonte, Barcelona dhe Bayern Munich, do të përballen me njëri-tjetrin, në një ndeshje të vetme sipas formulës së re të UEFA-s për shkak të gjendjes jo normale nga pandemia e Koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco