Menaxheri i futbollistëve në Syri TV: S’ka vendim për bllokimin e merkatos së Kukësit

Menaxheri i futbollistëve në Syri TV: S’ka vendim për bllokimin e merkatos së Kukësit

18:42, 06/08/2020

Menaxheri i futbollistëve, Elton Marini, se Kukësi po vepron në merkato, edhe pse për momentin ka dyshime lidhur me bllokimin e saj nga UEFA.

Në lidhje “Skype” në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, ish-futbollisti fierak tha: “Pas disa bisedave që kam bërë me drejtuesit e Kukësit, nuk ka një vendim për bllokimin e merkatos. Është thjesht një lajmërim për të bërë pagesën në datën e caktuar të lojtarit Filip Zderic.

Te Kukësi po bëhet një merkato e linjës së dytë, pasi nuk kanë ardhur ende lojtarë për të synuar titullin kampion. Ende nuk janë lojtarët e duhur që presidenca do t’i vërë në dispozicion trajnerit Gega. Largimet ishin lojtarë me peshë të rëndë, ndaj edhe do të zëvendësohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco