Këto janë fjalët e Paulo Dybala-s pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie-A

Këto janë fjalët e Paulo Dybala-s pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie-A

14:41, 05/08/2020

Paulo Dybala fitoi çmimin si lojtar më i mirë për edicioin 2019-2020 në Serie-A.

Falë 11 golave dhe 6 asisteve që shënoi në këtë sezon me Juventusin, sulmuesi argjentinas u shpall nga liga italiane e futbollit si MVP-ja i këtij sezoni.

Me një postim në Twitter, Dybala ka falënderuar trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë çmim special, pasi pa a nuk do të ishte e mundur fitimi i këtij trofeu.

“Dua të falënderoj trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë çmim. Pa ata nuk do të ishte e mundur. Faleminderit edhe tifozëve“, shkruan 26-vjeçari, i cili fitoi per herë te pestë titullin kampion me bardhezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco