Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fulham mund Brentford dhe siguron rikthimin në Premier League

Fulham mund Brentford dhe siguron rikthimin në Premier League

08:12, 05/08/2020

Një tjetër londineze u bashkohet skuadrave të Premier League-s. Pas vetëm një sezoni në Championship, Fulhami arriti të ngjitet në elitën e futbollit anglez, pasi mposhti në finalen e play off-it me rezultatin 2-1 Brentfordit, që nuk luan në Premier League që nga vitit 1992. Në Wembley u luajt përgjithësisht një finale e mërzitshme, pa raste të pastra dhe e vendosur nga episodet në kohët shtesë.

Image

Heroi i Fulhamit rezultoi Joe Bryan, që realizoi të dy golat e skuadrës së tij. Në minutën e 105-të dalloi daljen e gabuar të portierit kundështar, duke e dërguar topin direkt në rrjetë, ndërkohë që të gjithë prisnin krosimin në zonë, ndërsa tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së dytë shtesë mposhti për herë të dytë Smithies, pas kombinimit me Mitrovic.

Brendtfordi arriti të shkurtonte diferencën me Dalsgaard në minutën e 124-t, shumë vonë për të tentuar barazimin, që do t’i drejtonte ekipet te 11-metërshat.

Premier Leagua vazhdon të mbetet tabu (në vitet e fundit) për skuadrën që renditet e treta në fund të sezonit të rregullt në Championship.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco