Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Egbo: Nuk mendoj për akuzat, por për kualifikimin në finale

Egbo: Nuk mendoj për akuzat, por për kualifikimin në finale

23:03, 14/07/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka dëshmuar sot para Komisionit të Etikës në FSHF.

Tekniku nigerian është pyetur rreth ndeshjes së shumëpërfolur mes Bylisit dhe Tiranës që ka ndezur alarmet për trukim në kompanitë e basteve.

Tekniku i bardhebluve shpjegoi atë që kishte ndodhur brenda seancës dëgjimore, si dhe si po përgatitej për duelin e dytë ndaj ballshiotëve.

“Më kërkuan shpjegime çfarë ndodhi dhe ia kam shpjeguar si trajner i ekipit, si e kemi parë, si e kemi luajtur e si ka mbaruar. Nëse ka ndodhur, gjithçka është në dorën e tyre. Unë kam shpjeguar se çfarë kam parë si trajner e si kemi luajtur, pastaj ata do të vendosin se çfarë do të bëjnë ata.

Vetëm Zoti nuk bën gabime në jetën e tij se është Zoti. Njerëzit një ndeshje mund të jenë të dobët e në ndeshjen tjetër mund të jenë mirë. Keni parë ndeshje të tjera ku ne kemi luajtur keq në pjesën e parë dhe kemi luajtur shumë mirë pjesën e dytë. Këtë ndeshje duhet ta harrojmë se kemi nesër një tjetër ndeshje.

Unë kam besim se do të luftojmë, do të futemi në fushë e do të luftojmë për të marrë maksimumin në ndeshje. Është ndeshje që duhet të fitojmë, është e dyta. Mund të bëjmë rotacion në të parën  e të shohim si shkon pastaj, por jo në të dytën. Jemi me fat që kemi bërë një gol atje, po fituam 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Do të fusim në fushë ata që janë 100% të gatshëm për ndeshjen.

Nuk mendoj për akuzat apo për diçka të tillë. Unë mendoj të fut ekipin në fushë dhe të jap 100%. Se çfarë ndodh anash nuk më intereson. Më intereson si të fus ekipin në fushë, për mundësitë për t’u kualifikuar në finalen e Kupës”, tha Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco