Sarri: Nuk presim dhurata, na duhen edhe 11 pikë për festën

Sarri: Nuk presim dhurata, na duhen edhe 11 pikë për festën

19:27, 14/07/2020

Juventusi nuk ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit përballë Milanit e Atalantës, pasi ka arritur të marrë vetëm një pikë, por kjo nuk ia ka prishur qetësinë në krye të renditjes, pasi rivali kryesor për titullin, Lazio, ka regjistruar tre humbje radhazi dhe ka mbetur mbrapa.

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi, bardhezinjve u duhen vetëm 11 pikë për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion të 9-të radhazi, ndërsa pikërisht këtë objektiv ka theksuar edhe trajneri Sarri në prag të transfertës ndaj Sassuolos.

“Llogaritë për titullin nuk janë mbyllur ende, pasi janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur, por pozitiv është fakti që kemi gjithçka në dorën tonë dhe nuk presim dhuratë nga askush. Na duhen edhe 11 pikë për të nisur festën dhe ky është objektivi ynë në 6 javët e mbetura”, deklaroi Sarri.

Sassuolo është një skuadër mjaft e rrezikshme, që javët e fundit i ka hapur punë Interit e Lazios, ndërsa këtë e ka të qartë edhe Sarri, që bën apel për përqendrim maksimal, në mënyrë që të rikthehen sa më shpejt te fitorja.

“Ndaj Milanit humbëm për shkak të një “black-out”-i, ndërsa me Atalantën ishte një ndeshje e mirë, ndonëse përballë një kundërshtari shumë të fortë. Duam të rikthehemi te fitorja, por e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Sassolos, një skuadër që është në rrugën e Atalantës. Ata luajnë mirë futboll dhe përballen pa frikë me kundërshtarët më të fortë, ndaj mund ta paguajmë shtrenjtë, nëse nuk i vlerësojmë maksimalisht”, tha trajneri Sarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco