Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arteta thur elozhe për Mustafin: Është stabël në lojë, jam shumë i lumtur me të!

Arteta thur elozhe për Mustafin: Është stabël në lojë, jam shumë i lumtur me të!

15:48, 11/07/2020

Shkodran Mustafi ishte pranë largimit nga Arsenali pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, por gjithçka ndryshoi  me ardhjen e Artetas në krye të stolit të “topçinjve”.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka fituar vend në formacion dhe siç e konfirmon edhe vetë Arteta, ai do të qëndrojë te londinezët edhe për sezonin e ardhshëm.

“Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim. Jam shumë i lumtur me të, siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, niveli i paraqitjeve në çdo tre apo katër ditë ndeshje. Ai ka qenë shumë stabël në lojën e tij”, u shpreh tekniku spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco