VIDEO/ Fund i hidhur për Flamurtarin, Bylis i merr fitoren në sekondat e fundit

VIDEO/ Fund i hidhur për Flamurtarin, Bylis i merr fitoren në sekondat e fundit

20:00, 10/07/2020

Ishte një ndeshje spektakolare ajo midis Flamurtarit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Në fund kjo sfidë nxori fitues ekipin ballshiot (2-3), të cilët morën tri pikët në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 32-ë Malçi zhbllokon takimin duke krijuar idenë se mallakastriotët do ta administronin shumë lehtë sfidën. Hoxhaj u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë duke përfituar nga një gabim në mesfushë i Bylisit dhe mposhti portierin Isli Hidi.

45 minutat e dyta ishin tepër ekzaltuese. Ballshiotët fitojnë penallti në minutën e 63-ë dhe veterani Isli Hidi e mori përsipër duke mos gabuar para Moçkës.

Sërish Flamurtari u “ktheu reston” miqve, kur Murataj shkakton penallti në minutën e 77-ë. Kapiteni i Flamurtarit Andi Ribaj vendosi sërish takimin në baraspeshë.

Në mintuat e mbetura, Flamurtari tentoi të mbronte rezultatin, kurse Bylisi nuk pajtohej me barazimin. Në të vetmin moment shpërqëndrimi të vlonjatëve, Malçi vulosi fitoren e Bylisit duke marrë me vete një fitore të vuajtur dhe domethënëse, ndërsa Flamurtari merr respektin për përkushtimin në fushë, pavarësisht se tashmë s’ka asnjë objektiv për të përmbushur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco