Shorti, skuadrat, formati, vendi, datat – gjithçka që duhet të dini për Champions Leaguen

Shorti, skuadrat, formati, vendi, datat – gjithçka që duhet të dini për Champions Leaguen

20:06, 09/07/2020

Pas rikthimit të futbollit nga pezullimi dhe zhvillimi i ndeshjeve në disa prej kampionateve kryesore, natyrisht që vëmendja më e madhe shkon për  Champions Leaguen.

Pjesa e mbetur e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 pritet të kthehet gjatë muajit gusht, ndërsa do të jetë me një format më ndryshe dhe ndeshjet do të zhvillohen në formë të një turneu në Portugali.

Kur do të zhvillohet shorti?

Shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ditën e premte (10 korrik).

Kush është përfshirë? Tashmë janë katër skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale:

Atalanta (Itali)

Atletico Madrid (Spanjë)

RB Leipzig (Gjermani)

Paris Saint-Germain (Francë)

Kanë mbetur edhe katër përballje në kuadër të 1/8 së finales për t’i përcaktuar katër çerekfinalistët tjerë:

Chelsea (Angli) / Bayern Munich (Gjermani)

Napoli (Itali) / Barcelona (Spanjës)

Real Madrid (Spanjë) / Manchester City (Angli)

Lyon (Francë) / Juventus (Itali)

Si funksionojnë shortet

Janë tri shorte: për çerekfinale, për gjysmëfinale dhe për ta përcaktuar skuadrën ‘vendase’ në finale.

Nuk ka vazo dhe nuk ka mbrojtje për klubet e shteteve të njëjta, prandaj ekipet mund të luajnë edhe ndaj skuadrave që vijnë nga i njëjti vend.

Ku do të zhvillohen ndeshjet?

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillojnë si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht. Të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.

Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade.

Datat kyçe:

7–8 gusht: Ndeshjet kthyese të mbetura të 1/8 së finales

12–15 gusht: Çerekfinalet (Lisbonë)

18–19 gusht: Gjysmëfinalet (Lisbonë)

23 gusht: Finalja (Estadio do Sport Lisboa e Benfica, Lisbonë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco