Pas fitores ndaj Tiranës, flet Gjici: Duhet të ishte Kukësi në vendin e parë

Pas fitores ndaj Tiranës, flet Gjici: Duhet të ishte Kukësi në vendin e parë

21:06, 06/07/2020

Kukësi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Kjo fitore rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në vetëm 6 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i nderit i verilindorëve , Safet Gjici është shprehur se duhet të ishte Kukësi në vendin e Tiranës, por janë në vendin e dytë për shkak të gabimeve të tyre.

“E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte. Ekipi i Kukësi duhet të ishte në vendin që është Tirana sot. Për faj të gabimeve jemi këtu ku jemi. Kampionati vazhdon. Futbolli kështu e ka. Objektivi duhet të vazhdojë deri në fund.

Nuk duhet të dorëzohemi. Futbolli është i çuditshëm. Fitore morale, por edhe na duhen 3 pikët. Tirana ka punët e veta ne kemi punët tona. Nëse klubi vendos premio do e merrni vesh.”, u shpreh Gjici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco