Sancho përshëndetet me shokët e skuadrës, gati lëvizja e bujshme drejt Anglisë

Sancho përshëndetet me shokët e skuadrës, gati lëvizja e bujshme drejt Anglisë

12:37, 29/06/2020

Jadon Sancho është përshëndetur me shokët e tij të skuadrës dhe me shumë gjasë nuk do të jetë më pjesë e Borusia Dortmundit.

Sipas mediave britanike lojtari u ka dërguar mesazhe lamtumirën dy shokëve të skuadrës, Achraf Hakimi dhe Mario Gotze.

20 vjeçari pritet të rikthehet në Premierligë pasi Manchester United është interesuar për të nënshkruar me talentin e verdhezinjve.

Përveç tij, gjermanët do të humbin Hakimin që pritet të bashkohet me Interin dhe Gotzen që i përfundon kontrata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco