Abazaj: Do shpresojmë deri në fund për titullin, nga Kukësi do largohem

Abazaj: Do shpresojmë deri në fund për titullin, nga Kukësi do largohem

20:20, 07/06/2020

Kristal Abazaj shënoi golin e parë në sfidën Partizani-Kukësi, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-3.

Pas ndeshjes ai deklaroi: “Ndeshja tregoi që isha në një formë të mirë. Ndeshja e dytë që shënoj në pak ditë. Jam shumë i lumtur për 3 pikët. Partizani e nisi më mirë dhe ishin fizikisht më mirë se ne, por për fat të mirë, arritëm të shënonim të parët.

Çdo ndeshje po e marrim një nga një. Po të vazhdojmë kështu deri në fund pse jo, mund ta fitojmë titullin. Futbolli është i pabesueshëm.

Nuk do rri edhe një sezon te Kukësi, dihet që do largohem. Jemi shumë afër me ekipin e ri. Pritet ta mbyllim së shpejti. Nuk e di me emër akoma ekipin e ri. Menaxheri më tha që kishim 2-3 vlerësime, nuk e di”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco