VIDEO/ Rifillon futbolli në Kosovë, shihni si dezinfektohen lojtarët përpara hyrjes në stadium

VIDEO/ Rifillon futbolli në Kosovë, shihni si dezinfektohen lojtarët përpara hyrjes në stadium

18:43, 02/06/2020

Ditën e sotme Kosova ka pritur ndeshjen e parë të futbollit, që pas pezullimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshja që po luhet në këto moment është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Takimi i cili ka filluar që nga ora 18:00, po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mirëpo ajo që ra në sy ishte që përpara hyrjes në stadium ekipi i Drenicës është dezinfektuar duke kaluar përmes një tuneli dezinfektimi në hyrje të stadiumit. Një gjetje kjo mjaft e zgjuar, për të parandaluar sadopak përhapjen e koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco