Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrahmani tregon prapaskenën: Për Veronën refuzova disa oferta të tjera

Rrahmani tregon prapaskenën: Për Veronën refuzova disa oferta të tjera

16:10, 31/05/2020

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të ruajë gjithmonë përshtypjet më të mira për Veronën, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë për Napolin.

Për “Corriere Dello Sport”, qendërmbrojtësi tregoi se vendosi të shkonte te Napoli pasi bisedoi me trajnerin e tij, Ivan Juriç.

Ai tregoi gjithashtu se i pëlqen shumë deti dhe plazhi i Napolit.

Verona – Kur erdha këtu, kisha vetëm një qëllim: të jepja më të mirën dhe të dija deri ku shkonte kufiri i aftësive të mia. Interesimi i Veronës ishte i papritur. Isha në bisedime me klube të tjera, por përpara se të zgjidhja Veronën refuzova disa propozime të tjera, sepse e dija që vetëm Seria A do të tregonte kapacitetin tim.

Napoli – Jam i zoti të kontrolloj veten. Propozimi i Napolit nuk e ndryshoi qëndrimin tim. Kur erdhi oferta, diskutova me trajnerin tim, Juric. Ai më tha se nëse pranoja ofertën, duhej të ruaja nivelin e paraqitjes me Veronën. Unë njoh vetëm një rrugë: profesionalizmin.

Simpatia për Veronën – Kam respekt për Veronën dhe më vjen turp të flas për një histori që tani i përket të ardhmes. Kam kaluar shumë mirë këtu. Jam një profesionist dhe ishte nder të luaja për një klub që ka ambicie të renditet më lart. Napoli? Më pëlqen plazhi dhe deti”, përfundoi Amir Rrahmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco