Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Askush si Federer, mposht Ronaldon e Messin. Ja lista e sportistëve më të paguar në botë

Askush si Federer, mposht Ronaldon e Messin. Ja lista e sportistëve më të paguar në botë

22:14, 29/05/2020

Legjenda e tenisit Roger Federer kryeson listën e atletëve më të paguar në botë këtë vit me 106,3 milionë dollarë (95,5 milionë euro) të ardhura. Kjo është zbuluar nga renditja e publikuar nga revista amerikane Forbes.

Mbajtësi i reordeve të titujve Grand Slam (20) e ka siguruar vendin e parë falë sponsorëve dhe partneriteteve të tjera private, që e kanë pasururar llogarinë e tij bankare me 100 milionë dollarë nga 11 qershori i 2019-ës dhe 1 qershori i 2020-ës, periudha e marrë në konsideratë nga Forbes.

Pjesa tjetëe, 6,3 milionë dollarë, vjen nga të ardhurat e fituara nga ndeshjet e tenisit. Federer është sportisti i dytë aktiv pas Tiger Woods që ka kaluar murin e 100 milionë dollarëve të fituar në një vit nga kontratat e reklamave.

Është hera e parë që tenisti 38-vjeçar kryeson renditjen, veçanërisht falë makrës japoneze Uniqlo, që i ka garantuar 300 milionë dollarë në 10 vite.

Zvicerani, i cili ishte vetëm i pesti në renditjen e vitit të kaluar, është një hap përpara portugezit Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar 105 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.

Në vendin e tretë është Leo Messi me 104 milionë dollarë të ardhura./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco