VIDEO/ Deklaratë tronditëse e ish-futbollistit italian: Strakosha ka dalë pozitiv me koronavirus

VIDEO/ Deklaratë tronditëse e ish-futbollistit italian: Strakosha ka dalë pozitiv me koronavirus

08:54, 26/05/2020

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Nga mediat italiane pak ditë më parë u njoftua se shqiptari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje me Lazion, por Brambati thotë se kjo ka qenë një mashtrim, duke shtuar se lojtari bëri tamponin dhe ishte pozitiv.

Gjithashtu në lidhjen live në “Instagram”, ish-futbollisti italian u  shpreh se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Kessie i Milanit, ndonëse diçka e tillë nuk është raportuar.

“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me Koronavirus, një i Milanit dhe një i Lazios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv.

Unë nuk e di për Ibrën, por te Milani pozitiv ka rezultuar edhe Kessie. Meqenëse ai udhëtoi nga Afrika së bashku me Zhervinjon, u karantinua edhe ky i fundit”, u shpreh Brambati, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco