Presidenti i PSG-s, Al-Kelaifi: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do t’i luajmë jashtë vendit

Presidenti i PSG-s, Al-Kelaifi: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do t’i luajmë jashtë vendit

21:13, 28/04/2020

Presidenti i PSG-së Naser Al-Kelaifi është shprehur se skuadra e tij do të kërkojë t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi të Ligës së Kampioneve jashtë Francës.

Pas vendimit të qeverisë franceze se nuk do të ketë aktivitete sportive në vend deri në muajin shtator, presidenti i klubit parizien u shpreh se për shkak të këtij urdhëri të kryeministrit Eduard Filip, PSG-ja do të tentojë të zhvillojë takimet e radhës në Ligën e Kampioneve në një shtet të huaj.

“E respektojmë vnedimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, kemi si synim që të vazhdojmë të marrim pjesë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Nëse nuk është e mundur që takimet tona të luhen në Francë, atëherë ne do të luajmë jashtë vendit duke siguruar shëndetin e lojtarëve dhe të stafit teknik”, bëri me dije presidenti i PSG-së.

Pas ndalimit të aktiviteteve sportive në vend, kampionati francez duhet të shpallë tashmë kampionin e këtij edicionin, skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve dhe të Europës, ekipet që bien nga elita dhe ato që do të ngjiten në Ligë 1 për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco