Bundesliga rinis me rregulla të 'hekurta': Një futbollist nuk mund të bëjë s*ks

Bundesliga rinis me rregulla të 'hekurta': Një futbollist nuk mund të bëjë s*ks

17:06, 26/04/2020
Gjermania me shumë gjasa do të jetë shteti i parë i madh europian që do të rifillojë aktivitet sportive duke nisur nga futbolli me Bundesligën që pritet të rifillojë në datën 9 maj, por në kushte të rrepta sigurie.
Rregullat do të jenë vërtet strikte, madje disa prej tyre janë edhe pikante dhe po tërheqin vëmendjen e mediave botërore.
“Një futbollist nuk mund të bëjë seks, madje as nuk mund të puthë partneren e tij, nëse ajo ka simptoma që mund të jetë me Koronavirus", shkruhet në librin e rregullave. 
Po ashtu, futbollistët e Bundesligës nuk duhet të kujdesen e të përgjigjen vetëm për veten, në lidhje me ruajtjen nga sëmundja, por edhe për familjarët. 
Kontakti nëpër stërvitje duhet të jetë sa më i vogël që të jetë e mundur, ndërsa mbledhjet e trajnerit me ekipin duhet të bëhen në salla sa më të mëdha, që lojtarët të kenë mundësi të rrinë larg njëri-tjetrit.
Stadiumet do të duhet të dezinfektohen me kujdes përpara ndeshjeve, po ashtu edhe hotelet ku do të qëndrojnë ekipet. 
Në një stadium, gjatë ndeshjes, mund të lejohen deri në 300 vetë, nga të cilët do të jenë skuadrat dhe stafet teknike, arbitrat, 4 agjentë policie, 10 gazetarë, 4 djem për të kapur topat, 8 punëtorë fushe dhe 50 roje të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco