Mediat spanjolle: Pogba preferon transferimin te Real Madrid

Mediat spanjolle: Pogba preferon transferimin te Real Madrid

09:45, 07/04/2020

Paul Pogba ka si prioritet ofertën e Real Madridit.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se mesfushori francez nëse vendos të largohet nga Manchester United preferon transferimin e tij në Spanjë, shkruan SYRI.net.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është tifoz i mesfushorit dhe emri i Pogbës është në listën e prioriteteve për drejtuesit në “Santiago Bernabeu”, ashtu siç ishte edhe verën e kaluar por operacioni dështoi.

Kontrata aktuale e Pogbas me Manchrester Unitedin përfundon në vitin 2021 dhe klubi anglez dëshiron të rinovojë por pa rritje page.

Real Madridi tani shpreson që çmimi i Pogbas të bjerë nën 115 milionë euro dhe më pas do të hidhen në sulm për të bërë ofertën zyrtare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco