Van Basten ‘shpërthen’ me kritika: Futbolli në ditët e sotme është bërë biznes, ai që ka para...

Van Basten ‘shpërthen’ me kritika: Futbolli në ditët e sotme është bërë biznes, ai që ka para...

20:00, 31/03/2020

Marco van Basten ka shfrytëzuar situatën kaotike që është krijuar nga koronavirusi për të sulmuar futbollin në ditën e sotme.

Sipas legjendës së Holandës, klubet po funksionojnë gjithnjë e më shumë si kompani. Kujdesi më i madh është për bilancin dhe janë gjithmonë e më të rralla shpenzimet e çmendura që mund të rëndojnë bilancet e klubeve.

“Futbolli po bëhet gjithmonë e më shumë një biznes, në të cilin paraja dhe buxheti  janë e vetmja gjë që ka rëndësi, sepse sa më shumë  të ardhura ka një klub, aq më të mirë janë lojtarët që mund të blihen”.

“Ka disa klube që po bëhen gjithmonë e më të vegjël, dhe më vjen shumë keq për këtë. Besoj se UEFA duhet të bëjë të mundur që klubet t’i afrohen sa më shumë njëri-tjetrit, në vend që diferenca mes tyre të thellohet gjithnjë e më shumë, siç ka ndodhur në 25  vitet e fundit”, ka thënë Van Basten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco