Koronavirus, Inter: Godin shpërthen për situatën e kaluar në Itali

Koronavirus, Inter: Godin shpërthen për situatën e kaluar në Itali

09:00, 29/03/2020

Përballë pandemisë koronavirus e cila vazhdon të përhapet në Evropë dhe në botë, qeveria italiane, para se të pezullonte zyrtarisht Serinë A më 9 mars, kishte vendosur të luante ndeshjet e kampionatit me dyer të mbyllura.

Më 8 Mars, Inter  u përball me Juventus (0-2), disa ditë para se Daniele Rugani të rezultonte pozitiv me koronavirus. 

Diego Godin (34), mbrojtësi i zikalërve, u kthye në Montevideo, Uruguai, këtë të shtunë pas dy javësh në karantinë.

Nga atje 34 vjeçari iu rikthye dhe një here situates së vështirë me të cilë ishte përballur në Itali.

“Ne u ekspozuam deri në momentin e fundit dhe ata na mbanin në dispozicion për të pare nëse mund të vazhdonim të luanim. Kjo zgjati deri në momentin kur situata u bë e papërballueshme.

Tani atje sistemi shëndetësor ka pësuar kolaps, nuk ka shtretër mjaftueshëm në repartin e reanimacionit për të trajtuar kaq shumë persona të sëmurë dhe të tjerë që mund të kenë një sëmundje që nuk arrijnë të kurojnë. Më datë 8 mars Interi ka luajtur ndeshjen e fundit kundër Juventusit, një skuadër e cila vetëm pak ditë më vonë konfirmoi se kishte një të infektuar, Daniele Ruganin”, u shpreh Godin.

Shpërthimi publik i Godin nuk do të pritet me sy të mirë në Itali kur të kthehet dhe prej kohësh kanë filluar zërat se ai është shumë pranë largimit nga zikaltërit me skuadra të ndryshme në Spanjë, Angli apo SHBA që janë gati t’i ofrojnë kontrata të rëndësishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco