Sarri: 'Aty lëviz me 200km/orë, është e çuditshme që nuk ndodh në ndeshje'

Sarri: 'Aty lëviz me 200km/orë, është e çuditshme që nuk ndodh në ndeshje'

09:01, 27/02/2020

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri e përtyp me hidhërim humbjen e bardhezinjve në transfertë ndaj Lyon me rezultatin 1-0.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Sky Sport”, tekniku i kampionëve të Italisë ka vënë theksin te mungesa e shpejtësisë në lojën e bardhezinjve.

“Kam shumë vështirësi që të përçoj te kjo skuadër konceptin e të lëvizurit me shpejtësi të topit. Në stërvitje topi lëviz me 200 km/orë, është e çuditshme që nuk ndodh në ndeshje”.

“Kur humbet shpejtësi, atëherë gjithçka shndërrohet në shumë të vështirë. E çuditshme është që në stërvitje punojmë me shpejtësi të dyfishuar krahasuar me atë që bëmë sot”, deklaroi ndër të tjera Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

TIFOZI dt 27 shkurt 202027/02/2020 12:08

SARRI i paralajmëruar edhe nga pronarët e Juventusit për tu shkarkuar ,mbrëmë në ndedhjen me Lionin zhgënjeu edhe shumë tifozë shqiptarë për skema të gabuara gjatë lojës, me një RONALDO inekzistent për HIGUAININ e skaduar që kur e mori me vete nga ÇELSI kur iku. Sa keq na vjen për një ekip të madh të mbushur me yje si Juventus që vjet në kohën kur e drejtonte Alegri kjo skuadër shkoi deri në finalen e kupës së kampioneve. Shumë shpejt do dëgjojmë që trajneri SARRI ka për tu shkarkuar sepse edhe në ndeshjet e kampionatit italian Juventusi pavarsisht se është në krye ka zhgënjyer në mjaft raste me lojra të dobta të mërzitshme........

Shto koment

Denonco