Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

ZYRTARE/ Manchester City apelon vendimin e UEFA-s në CAS

ZYRTARE/ Manchester City apelon vendimin e UEFA-s në CAS

16:18, 26/02/2020

Ashtu siç pritej, klubi Manchester Cityt ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, vendimin e UEFA –s që e pezullon për dy sezone klubin anglez nga pjesëmarrja në kupat e Europës.

Në komunikatën e lëshuar nga Citizens, shkruhet:

“CAS-i (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka regjistruar ankimimin e Manchester City-t kundër Uefa-S. Apelimi është kundër vendimit të CFCB (Dhoma e Gjykimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s), të datës 14 shkurt, sipas të cilit Manchester City ka thyer rregullat UEFA-s për licencat dhe Fair Play-in Financiar, duke e përjashtuar për të sezone nga kompeticionet e UEFA-s për klube dhe gjobitur 30 milionë euro.”

Nuk mund të thuhet me siguri se sa kohë do të duhet deri në një vendim përfundimtar, ndaj Manchester City duhet të kryqëzojë gishtat duke shpresuar që të jetë pozitiv për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco