Shqipëria bëhet gati për ta përdorur VAR-in, Duka: Ta fillojmë gjatë vitit të ardhshëm!

Shqipëria bëhet gati për ta përdorur VAR-in, Duka: Ta fillojmë gjatë vitit të ardhshëm!

13:05, 26/02/2020

Federata Shqiptare e Futbollit i ka filluar punimet për ta nisur përdorimin e teknologjisë së VAR-it (Video Assistant Referee) në ndeshjet e Kategorisë Superiore.

Tashmë, FSHF ka ngritur një grup pune dhe kanë nisur seminaret takimet me IFAB dhe FIFA.

Seminaret e para për implementimin e teknologjisë VAR u mbajtën të martën dhe të mërkurën, Të pranishëm ishim: presidenti i Federatës Armand Duka, menaxheri i shërbimeve të futbollit në IFAB Thibaud Nijssen, anëtari i Departamentit të Teknologjisë dhe Inovacionit në FIFA Bhaveshan Moorghen, përfaqësuesi i sektorit të arbitrimit në FIFA Mike Bossler dhe disa drejtues të tjerë të FSHF-së.

Për këtë është shprehur edhe presidenti Duka i cili shpreson që sistemi VAR të jetë i pranishëm në Superiore dhe të mbulojë të gjitha ndeshjet e saj dhe jo vetëm disa prej tyre.

“Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësisht se ka mendime të ndryshme, ky është një vendim tashmë, një vendim për tu respektuar dhe për tu zhvilluar. Si të gjithë vendet europiane dhe përtej që e kanë implementuar ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces. Me përkrahjen tuaj unë uroj që të bëjmë një sistem sa më të mirë, është diçka e ndërlikuar. Unë nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, do të jenë përsëri arbitrat, dhe kjo është shumë e rëndësishme që arbitri ta kuptoj që arbitri mbetet ai që vendos.

Teknologjia dhe sistemi VAR janë për ta ndihmuar arbitrin në vendimmarrjen e tij, por jo për të vendos në fushë. Në fushën e lojës vendos vetëm arbitri. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, e kam fjalën për pjesën tonë, në mënyrë që pas implementimit të sistemit të mos bëjmë gabime trashanike që edhe ndodhin kur ti nuk e përdor mirë atë informacion që të jep teknologjia. Përgatitja e kapaciteteve njerëzore është më e rëndësishme sesa dy-tre kamera apo dy-tre pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje.

Objektivi jonë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Unë mendoj se duhet ta fillojmë me një kategori, dhe besoj se do të fillojmë me Kategorinë Superiore. Brenda një kampionati të jem me dy standarte do të jetë e vështirë, nëse e implementojnë në disa ndeshje, kështu që unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë me të gjithë kampionatin e Kategorisë Superiore në edicionin 2021-2022”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco