Maldini zbulon kushtin e Ibrahimovic për të qëndruar edhe sezonin tjetër te Milani

Maldini zbulon kushtin e Ibrahimovic për të qëndruar edhe sezonin tjetër te Milani

18:01, 23/02/2020

Zlatan Ibrahimovic me kalimin e tij te Milani në merkaton e dimrit i ka ndryshuar fytyrën skuadrës kuqezi, pavarësisht se ekipi i Piolit është ende larg zonës Champions.

Që Ibra të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm (ka firmosur për 6 muaj me opsion rinovimi edhe me një tjetër vit), duhet të plotësohet një kusht, të cilin e ka zbuluar Paolo Maldini.

“Me Ibrën kemi firmosur kontratë 6-mujore me rinovim automatik, nëse kualifikohemi në Champions League. Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu”, përfundoi Maldini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco