Lajmi keq për Sarrin, dëmtohet Higuain

Lajmi keq për Sarrin, dëmtohet Higuain

18:48, 19/02/2020

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri në prag të ndeshjes me SPAL, ka marrë një lajm tejet të keq.

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka pësuar një dëmtim në shpinë dhe është detyruar të mos jetë prezent në stërvitjen e sotme.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi torinez përmes sajtit zyrtar. Sipas tyre, argjentinasi do t’i nënshtohet një testi, për t’u mësuar diagnoza e plotë e dëmtimit.

Gjithsesi, mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme, kurse bianconerët kanë lajmëruar për situatën momentale mjekësore të Pjanic dhe Rabiot, të cilët po shënojnë progres të vazhdueshëm, derisa Khedia tashmë është rikthyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco