Neymar: Nuk më pëlqeu vendimi që mori klubi, po e vuaj

Neymar: Nuk më pëlqeu vendimi që mori klubi, po e vuaj

10:11, 19/02/2020

Braziliani Neymar provokon një “zjarr” të ri në shtëpinë e PSG-së, në përfundim të takimit me Dortmundin, në fazën e 1/8-ave të Championsit.

Sulmuesi shprehu publikisht shqetësimin për mosaktivizimin e tij në takimet e fundit pasi u lëndua në 1 shkurt.

Ai bëri përgjegjës drejtpërdrejt klubin parizien, duke këmbëngulur se ndihej shumë mirë për të luajtur.

Neymar, i cili shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në Dortmund, tha: “Është e vështirë të qëndrosh katër ndeshje pa luajtur. Për fat të keq, nuk ishte vendimi im, ishte i klubit dhe i mjekëve. Ishin ata që ata morën këtë vendim, por mua nuk më pëlqeu. Diskutuam shumë për këtë. Unë u ndjeva mirë dhe doja të luaja, por klubi u frikësua dhe isha unë që vuajta në fund”.

Gjithçka nisi më 1 shkurt. Neymar pësoi një goditje në brinjë gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe PSG preferoi të mos e aktivizonte në katër ndeshjet e radhës: kundër Nantes, Lyonit, Dijonit dhe Amiens.

Si rezultat, braziliani nuk u ndje maksimalisht në formë në ndeshjen vendimtare kundër Borussia Dortmundit.

PSG aktualisht është “në fije të perit”, sepse për të kaluar në çerekfinale duhet të përmbysë humbjen 2-1 që mori në “Signal Iduna Park”. Ndeshja e kthimit do të luhet pas tri javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco