Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Florentino Perez prezanton talentin brazilian që Reali e bleu 30 milion euro

Florentino Perez prezanton talentin brazilian që Reali e bleu 30 milion euro

15:00, 18/02/2020

Florentino Perez nuk dëshiron më të shpenzojë shuma të çmendura për futbollistë të mëdhenj, por ka në plan të marrë talente të rij dhe t’i bëjë legjenda të klubit.

Kështu ka zgjedhur të veprojë me blerjet e Vinsius, Rodrigo dhe së fundmi edhe me Reinier.

Talenti la Flamengon këtë merkato dimri, për të bërë hapin e madh të karrierës, duke u transferuar te Real Madridi.

Njoftimi i blerjes së tij ishte bërë gjatë merkatos së dimrit, por Reali ka zgjedhur ta prezantojë 18-vjeçarin vetëm ditën e sotme.

Ai i ka kushtuar madrilenëve 30 milionë euro dhe kjo shumë mund të shtohet edhe me 5 të tjerë, në varësi të paraqitjeve të yllit brazilian.

Reinier është prezantuar në ambientet e klubit nga vetë presidenti Florentino Perez.

Djaloshi në fjalën e tij kishte superlativa për Realin dhe deklaroi se ka ardhur në Madrid për të lënë shenjë në historinë e këtij klubi.

Mesfushori është aktivizuar në 8 ndeshje si titullar me Flamengon dhe ka arritur të shënojë 6 gola.

Ylli brazilian fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të dytë të Realit dhe në varësi të performancave të tij mund të jetë edhe në dispozicion të trajnerit Zidane bashkë me yjet e tjerë.

Reinier është pjesë e ekipeve të moshave të Kombëtares braziliane dhe shihet si një lojtarët më të mirë të brezit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco