Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VAR-i ‘shpëton’ Barcelonën, fitore të vështirë ndaj Getafes. Nuk ka minuta për Manaj

VAR-i ‘shpëton’ Barcelonën, fitore të vështirë ndaj Getafes. Nuk ka minuta për Manaj

18:11, 15/02/2020

Barcelona fiton por nuk bind.

Katalanasit mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga.

Ishte fillimisht minuta e 33’, kur Antoine Griezmann shfrytëzoi një asistim perfekt nga Lionel Messi, për të zhbllokuar shifrat e këtij takimi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Sergi Roberto i asistuar nga Junior Firpo dyfishoi avantazhin e kampionëve të La Liga.

Në pjesën e dytë, Getafe ushtroi një presing fenomenal, duke tregoi superioritet në fushën e blertë. Lodhja e miqve u shpërble në minutën e 66’, teksa shënuan me anë të Angel Rodriguez, për të mbajtur Barçën në presion deri në vërshëllimën e fundit.

Ndërkohë nuk kishte vend për Rei Manajn në këtë ndeshje, teksa ishte thirrur, por qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave, pasi trajneri Setien, vendosi të mos e aktivizojë.

Me këtë fitore, Barca barazon përkohësisht me pikë (52) Real Madridin, për të mbajtur vendin e dytë në renditjen e La Ligas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco