ZYRTARE/ Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në Shkup

ZYRTARE/ Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në Shkup

21:48, 21/01/2020

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës D të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është vendosur që të luhet në stadiumin “Toshe Proeski Arena” në Shkup

Kështu ka bërë të ditur ditën e sotme sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu për “Sportin në KTV”.

Salihu ka njoftuar se pas takimit që kanë patur të hënën me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, kanë caktuar edhe hotelin ku do të vendoset Kombëtarja e Kosovës.

“Definitivisht është vendosur të luhet në Shkup. E kemi parë edhe hotelin ku do të vendosemi, e po ashtu kemi biseduar edhe rreth sigurisë. Kryetari Sejdini është shumë bashkëpunues dhe do të shoh mundësinë e rritjes së numrit të biletave dhe të na takojë tërë pjesa veriore e stadiumit”, ka thënë Salihu.

Ndeshja Maqedoni – Kosovë do të zhvillohet më 26 mars dhe në rast të fitores Kosova, më 31 mars, në finale do të përballet me fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco