Superliga ngre siparin për vitin 2020, ja ndeshjet që do të luhen sot dhe nesër

Superliga ngre siparin për vitin 2020, ja ndeshjet që do të luhen sot dhe nesër

09:16, 21/01/2020

Pas një ndërprerjeje rreth një mujore, Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë sot me 3 nga 5 takimet e javës së 18-të, javë kjo që do të shënojë zyrtarisht edhe mbylljen e gjysmës së parë të kampionatit në Shqipëri.

Kështu gjithçka do të startojë në orën 14:00 me sfidën e “Loro Boriçit”, Vllaznia-Flamurtari.

Në orën 17:00 vëmendja maksimale do të jetë në Korçë, ku do të përballen me njëra-tjetrën dy nga skuadrat që kanë rivalizuar për titullin kampion gjatë sezoneve të fundit, Skënderbeu dhe Partizani.

Po në të njëjtën orë, por këtë herë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të luhet përballja mes Teutës dhe Laçit, një ndeshje që bëhet edhe më interesante për faktin se të dy skuadrat drejtohen nga trajnerë shkodranë.

Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera, ku në orën 14:00 Luftëtari do të presë Kukësin në Gjirokastër, ndërsa në orën 17:00 në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet Tirana-Bylis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco