Pep Guardiola nuk do të festojë ditëlindjen bashkë me një fitore të Man City-t teksa skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Crystal Palace.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe fatkeqësisht nuk arritëm dot ta fitonim. Çfarë u thashë lojtarëve gjatë pushimit?
U thashë të vazhdonin të shtynin përpara, të fusnin sa më shumë topa në zonë dhe të mundoheshin të kontrollonin Zaha në kundërsulm.
Është e vështirë të analizosh këtë ndeshje kur ata shënuan me goditjen e parë në portë dhe pastaj nuk patën asnjë rast tjetër.
Ndërsa ne rrezikuam portën e tyre shumë herë, por fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim. Do ta marrim nga ndeshja në ndeshje.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: