Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jurgen Klopp rinovon kontratën, edhe 5 vjet të tjerë në krye të Liverpoolit

Jurgen Klopp rinovon kontratën, edhe 5 vjet të tjerë në krye të Liverpoolit

13:23, 13/12/2019

Jurgen Klopp është një nga trajnerët më të mirë në botë, teksa diçka të tillë e konfirmojnë edhe sukseset e arritura në karrierë.

Tekniku gjerman solli rilindjen te Liverpool, pas një periudhe shumë të vështirë që këta të fundit po kalonin.

Të kuqtë u rikthyen të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, e cila mungonte prej 2005-ës dhe padyshim merita për këtë ishte e timonierit gjerman, i cili në pak kohë ndërtoi një skuadër shumë të fortë dhe kompetitive.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh, Klopp mund të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.

Megjithatë këto lajme marrin fund sot, pasi Liverpooli i ka rinovuar kontratën Kloppit, për 5 sezone.

Gjermani ka rinovuar kontratën, e cila tashmë do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco