Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Celtic mposht Rangers në finale, fiton kupën e Skocisë ‘Old Firm Derby’

Celtic mposht Rangers në finale, fiton kupën e Skocisë ‘Old Firm Derby’

19:50, 08/12/2019

Sot u luajt finalja e ‘Scottish League Cup’, një ndër derbit më të famshëm në botë “Old Firm Derby” mes Rangers dhe Celtic.

Skuadrat skoceze luftojnë prej vitesh me njëra-tjetrën dhe gjithmonë përplasja e tyre, ka interes të madh, për më tepër kur luhet një finale.

Ekipi i Celtic triumfoi në fund, me rezultatin 1-0.

Pasi Jullien shënoi për të besuarit e Neil Lennon, tre minuta më vonë, Frimpong del me karton të kuq dhe Morelos ka mundësinë të barazojë për Rangers, me anë të një penalltie.

Kolumbiani tregohet i pasaktë dhe goli i Jullien vendosi rezultatin final të sfidës, duke i dhënë trofeun Celticut.

Trajneri Steven Gerrard nuk e grumbulloi sulmuesin shqiptar, Eros Grezda, për këtë sfidë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco