Flet menaxheri i Hysajt: Napoli refuzoi 50 milion euro, por në verë mund të largohet falas

Flet menaxheri i Hysajt: Napoli refuzoi 50 milion euro, por në verë mund të largohet falas

14:16, 15/11/2019

Elseid Hysaj nuk po kalon një periudhë të mirë te Napoli, për shkak se nuk është një zgjedhje e parë e teknikut Ancelotti.

Gjatë kohës kur në drejtimin e Napolit ishte trajner Maurizio Sarri, mbrojtësi shqiptar ishte një titullar i padiskutueshëm, ku kishte edhe performanca shumë të mira.

Pikërisht për shkak të formës të mirë që po tregonte, për shqiptarin interes të veçantë shfaqën edhe disa nga skuadrat më të forta në Europë.

Diçka të tillë e pranon edhe vetë agjenti i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, thotë se Napoli refuzoi një ofertë 50 milionë euro nga Chelsea dhe tani rrezikon ta humbasë falas.

“Nëse Hysaj largohet në janar, do të bëjë atë që duhej të bënte në verë. Nëse nuk largohet në merkaton e ardhshme, atëherë Napoli do ta humbasë atë falas në verë.

Para një viti e gjysmë, Napoli mund të merrte 50 milionë euro nga Chelsea, por ata e refuzuan ofertën.

Shkëmbimi me Florencin e Romës? Unë nuk jam në dijeni për diçka të tillë. Hysaj pëlqehet shumë nga verdhekuqtë, por nuk di gjë për një shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. Roma ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi Spinacola është një lojtar shumë i mirë, por dëmtohet shpesh”, u shpreh Xhiufredi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco