Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën 'prapakthehu' dhe merr sulmuesin

Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën 'prapakthehu' dhe merr sulmuesin

22:55, 09/11/2019

Trajneri Edy Reja ka ndryshuar listën e kombëtares në minutat e fundit. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uuzuni, do të jetë i grumbulluar për sfidën kundër Andorrës dhe Francës. 

Uzuni nuk ishte parashikuar të grumbullohej, ashtu si në ndeshjen ndaj Francës dhe Moldavisë, por diçka duket se ka ndryshuar mendjen e teknikut italian. Sportekspres shkruan se lojtari ka marrë ftesë jashtë parashikimit dhe do të jetë i pranishëm. 

Beratasi rikthehet me kombëtaren pas një grumbullimi që u la jashtë. Ai po luan rregullisht në Kroaci dhe një grumbullim i tillë e ngre dhe në aspektin moral. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco