Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ahmataj: Në momente të caktuara skuadra nuk funksionoi, kemi shumë gjëra për të përmirësuar

Ahmataj: Në momente të caktuara skuadra nuk funksionoi, kemi shumë gjëra për të përmirësuar

20:27, 08/11/2019

Tirana nuk arriti të merrte më shumë se një barazim pa gola kundër Vllaznisë, aty ku u ndal te shtylla. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se skuadra kishte më shumë mundësi për të bërë megjithëse shtoi se ka edhe shumë punë për t’u bërë.

“Oshilacionet e skuadrës? Në momente të caktuara skuadra nuk funksionoi për presionin e rezultati dhe e prisnim me padurim. Kemi punuar dhe ishte ndeshja e parë. edhe pse pa tifozë, duhet të punojmë për të qenë në ekuilibër dhe për të punuar atë që duam të jemi. Pa rezultat duket se puna bie poshtë dhe e kam unë përsipër këtë pjesë dhe duhet të çojmë skuadrën ku duhet.

Kemi të njëjtat pretendime sepse edhe në fazën e parë grumbulluam 15. Në këtë fazë janë mbledhur 5 pikë në 3 ndeshje. Duhen më shumë pikë dhe të jemi më të fortë. Nuk kemi pësuar shumë gola dhe janë gjëra pozitive, kemi pësuar vetëm me një devijim por ka edhe gjëra që duhen përmirësuar.

Zëvendësimet? Duhej të rregullonim diçka. Çelhaka dhe Ismajlgeci kanë luajtur 2 ndeshje dhe kanë ngarkesë psikologjike dhe fizike. Kishin vështirësi në organizim por nuk i vë para përgjegjësisë. Duheshin më me eksperiencë. Ismajlgeci është i shpejt por duheshin me eksperiencë. Vangjeli është i shpejtë dhe Osmani është ndër qendërmbrojtësit më të shpejtë në Shqipëri. Imami ka pak problem shpejtësinë por është pozicional. Duhet të kisha rregulluar ekulirbin por nuk kemi pasur shumë kohë. Duheshin dy mesfushorë ofensivë. Doka në të majtë ishte për futjet nga brenda dhe krosimet e sulmuesve. Duhej të bënim më mirë por duhet kohë për të ardhur atje ku duam. Ka shumë gjëra pozitive sepse po bëhemi të fortë.

Skuadrës i thashë të qarkullonin topin dhe të kalonim në superioritet por nuk ishim në lartësinë e duhur. Janë pak ditë dhe duhet më shumë punë për ta analizuar. Goditjet standarde i kemi parë në video por shiu nuk na lejoi që t’i provonim. Shiu ishte i vazhdueshëm dhe fusha me ujë”, tha Ahmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco