Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për të transferuar Rakitic

Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për të transferuar Rakitic

13:03, 08/11/2019

Ivan Rakitic prej kohësh është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Serie A.

Minutat me pikatore të vendosura në dispozicion nga Valverde kanë detyruar mesfushorin kroat që të mendojë largimin nga “Camp Nou”.

Juventusi dhe Interi janë dy skuadrat italiane që janë duke negociuar për të arritur marrëveshjen me katalanasit të cilët zotërojnë kartonin e Rakitic deri në vitin 2021.

Bardhezinjtë, kampionë në tetë edicionet e fundit të fundit të Serisë A, dëshiron të bëjnë një hap cilësor për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, për këtë arsye po mendojnë seriozisht për kroatin.

Kohët e fundit ka patur një kontakt të nivelet më të larta drejtuese mes Juves dhe Barçës, me temë pikërisht blerjen e mundshme të mesfushorit nga kampionët e Serisë A.

Por në krahun tjetër Interi, ka shprehur hapur pëlqimin për Rakitic. Pas humbjes me Dortmundin në Champions kritikoi hapur drejtuesit për merkaton, pasi gjatë verës nuk iu vunë në dispozicion të gjithë elementët që kishte kërkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco