Kampionët në fuqi të Kosovës shkarkojnë trajnerin

Kampionët në fuqi të Kosovës shkarkojnë trajnerin

19:25, 30/10/2019

Trajneri, Dejan Vukiçeviç dhe FC Feronikeli nga Drenasi kanë ndërprerë bashkëpunimin.

"Pas një bisede të trajnerit, Vukiçeviç dhe presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakordësuar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.

Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit falënderojnë trajnerin, Dejan Vukiçeviç, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner.

FC Feronikeli do të njoftojë në ditët në vazhdim për pasuesin e trajnerit, Vukicevic"  shprehen drejtuesit e klubit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco