Ronaldo një kampion i vërtetë, ja gjesti i fundit që ka bërë portugezi

Ronaldo një kampion i vërtetë, ja gjesti i fundit që ka bërë portugezi

20:39, 29/10/2019

Kombëtarja U17 e Femrave të Portugalisë u kualifikua në  EURO2020, dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të mbetej pa i uruar.

Por Ronaldo nuk është ndalur vetëm në një urim, CR7 ka bërë një gjest prej kampioni të vërtetë. Ylli i Juventus iu ka dhuruar futbollisteve nga një palë këpucë futbolli nga ato që ai vesh vetë kur luan.

Në letrën e urimit për kombëtaren U17, Ronaldo shkruante: “Unë po ju dërgojë këto “Speed Mercurial Dreem” me shpresën që ju ta arrini ëndrrën tuaj.

Image

“Kur isha fëmijë kisha një ëndërr të çmendur. Nuk ishte lloji ëndrrës që keni kur flini. Ishte nga ato ëndrrat që e dëshironi aq shumë, sa ju mban zgjuar gjithë natën”.

“Doja të bëhesha futbollisti më i mirë në botë. Unë ia kushtova jetën ëndrrës time - në palestër, në fushën e stërvitjes - duke bërë gjithçka të nevojshme për ta bërë të mundur. Është kaq e rëndësishme të keni një ëndërr. Është edhe më e rëndësishme të punosh shumë për ta arritur atë”.

“E realizova ëndrrën time dhe shpresoj që mund ta realizoni edhe ju tuajën. Ndiqeni atë pa hezituar. Nëse unë e bëra, mund ta bësh edhe ti. Urime për kualifikimin në raundin elitar. Qëndroni të përqendruar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco