FSHF publikon datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 11-të të Superligës

FSHF publikon datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 11-të të Superligës

10:44, 29/10/2019

Java e 10-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me 2 sfidat e zhvilluara në orën 18:00, duke i lënë vendin javës së 11-të, e cila do të zhvillohet në 3 ditë.

FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e javës së ardhshme, e cila do të startojë të premten, me supersfidën Teuta-Tirana, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Ndërkohë, ditën e shtunë janë planifikuar të zhvillohen 2 sfida. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin në “Loro Boriçi”, teksa në orën 17:00, nën dritën e prozhektorëve, Skënderbeu do të përballet ndaj Laçit.

Një sfidë tepër interesante mes ekipeve që mbajnë vendin e 7-të dhe të 8-të në renditje.

Dita e diel do të përmbyllet me dy sfidat e fundit. Në orën 14:00, Kukësi sfidon Flamurtarin e vendit të fundit, ndërkohë që në orën 17:00, do të zhvillohet përballja mes Partizanit dhe Luftëtarit. Të kuqtë që do të luajnë takimin e tretë radhazi në “Selman Stërmasi”.

Java 11

E premte

Teuta-Tirana ora 18:00

E shtunë

Vllaznia-Bylis ora 14:00

Skënderbeu-Laçi ora 17:00

E diel

Kukësi-Flamurtari ora 14:00

Partizani-Luftëtari ora 17:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco