Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nistelrooy: Ronaldo, Salah, Mbappe e Hazard së bashku s’bëjnë sa Messi

Nistelrooy: Ronaldo, Salah, Mbappe e Hazard së bashku s’bëjnë sa Messi

16:52, 28/10/2019

Askush nuk mund t’i afrohet nivelit të lojës së Lionel Messit, i cili duket si futbollist i Playstation, sipas ish-sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.

Duke folur për mediat holandeze, Nistelrooy i cili ka luajtur përkrah Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tyre në Manchester United e ka quajtur Messin futbollistin më të mirë në histori të futbollit.

“Askush s’i afrohet Messit”, tha Nistelrooy.

“Ma thoni kush? Cristiano Ronaldo është golashënues, Andres Iniesta është truri, Mohamed Salah, Sadio Mane, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë lojtarë të shkëlqyer, por Messi i vetëm është sa gjithë ata”, shtoi ai.

“Asnjë lojtar nuk është në nivelin e tij, ai duket si lojtar i Playstation”, theksoi holandezi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco